Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Personat e lënduar janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen, u arrestua drejtuesi i mjetit, një 44-vjeçar me iniciale A.D.
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët në mjet, të cilën ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- bën me dije Policia.