Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se shisnin ilaçe të dyshuara kontrabandë, arrestohen katër administratorë farmacish e dy të tjerë


Gjashtë persona janë arestuar nga policia në Tiranë pas akuzohen se kanë shitur barna kontrabandë gjatë pandemisë.

Katër nga të arrestuarit janë administratorë farmacish, një punonjëse farmacie dhe një person tjetër që dyshohet se dërgonte barnat.

Ata janë ndaluar pas një hetimi 10-mujor në kuadër të operacionit të koduar ‘Përfitimi’.

Njoftimi

“Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

B.B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

F.M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

M.Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

J.P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

F.L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

B.O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.