Vendosni fjalën kyçe....

As Thunberg, as Biden – Nobelin për Paqen e fitojnë dy gazetarë


Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për “luftën e tyre guximtare” për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Filipine dhe në Rusi.

Komiteti i quajtu “përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë në këmbë për këtë ideal”.

Fituesit e çmimit prestigjioz, me vlerë 10 milion krona suedeze (apo 1.1 milion dollarë), u shpallën në Institutin Norvegjez Nobel në Oslo.

Dy gazetarët u zgjodhën nga lista me 329 kandidatë. Kujtojmë se mes tyre ishte edhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg si dhe presidenti amerikan Joe Biden.

Maria Ressa, e cila bashkëthemeloi faqen e lajmeve Rappler, u vlerësua për përdorimin e lirisë së shprehjes për të “ekspozuar abuzimin me pushtetin, përdorimin e dhunës dhe rritjen e autoritarizmit në vendin e saj të lindjes, Filipine”.

Ndërkohë Muratov, i cili bashkëthemeloi gazetën e pavarur Novaja Gazeta dhe kishte qenë kryeredaktor i saj për 24 vjet, u vlerësua se kishte mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi në kushte gjithnjë e më sfiduese. “Falas, i pavarur dhe i bazuar në fakte, gazetaria shërben për të mbrojtur kundër abuzimit të pushtetit, gënjeshtrave dhe propagandës së luftës.”- tha komiteti në një deklaratë, citon BBC.

Çmimi Nobel për Paqen ka për qëllim të nderojë një individ ose organizatë që “ka bërë punën më të madhe ose më të mirë për miqësinë midis kombeve”.

Fituesi i vitit të kaluar ishte Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), i cili u shpërblye për përpjekjet e tij për të luftuar urinë dhe për të përmirësuar kushtet për paqen.