Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka paralajmëruar se po përgatit një kallëzim penal ndaj qeverisë.
Ai tha se 30% e karburantit në vend hyn kontrabandë në Shqipëri dhe se këtë do ta çojë në SPAK.
“Sa prej jush që ka një automjet apo që njohin dikë që përdor një automjet, nuk e dinë që cilësia e karburantit shqiptar është mizerabël. Kjo për shkak të skemës së vjedhur të korrupsionit. Dhe siç është bërë e qartë edhe sot në mbledhjen nga e cila doli edhe Rama, sipas burimeve të besueshme, 30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri! Të gjithë e dinë se është fakt. Qindra milionë eruro që nuk hyjnë në arkën e shtetit. Ku shkojnë këto para, sepse nuk shkojnë as për rroga, as për pension.
Që nga dje PD, ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do ta depozitojë në SPAK me shpresën dhe urimin që mos të përfundojë në dhomën e pluhrave.”- tha Basha.