Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PD-së Basha se është përgjegjës për humbjet e tij të njëpasnjëshme në zgjedhjet në vend.
Gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët e Elbasanit, ai tha se Basha duhet të largohej pas humbjes në zgjedhje, duke i hapur vendin një lidershipi të ri.
Berisha tha se ndërsa kryeministri Rama ka orkestruar asgjësimin e pluralizmit në vend, Basha mori një vendim për përjashtimin e tij duke marrë përsipër një atribut që i takon Këshillit Kombëtar.
“5 miliardë euro janë investuar nga taksat tuaja. Janë ndërtuar gjithsesj 34 kilometra autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Këto lekë shkuan në lekët e qeveritarëve dhe oligarkëve që bashkëpunojnë me qeverinë, te klanet e qeverisë. Kosovës nuk i liberalizohen vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar, e ka thëë vetë Macron. Ai mori mandatin e tretë pasi opozita kaloi nga humbja në humbje. Kreu i opozitës nuk respektoi rregullin, humbe zgjedhjet, mirupafshim. Çfarë ndodhi me Armin Laschet? Dha dorëheqjen në Gjermani pasi humbjet zgjedhjet ngushtë. Ndërsa kreu aktual kalon nga humbja në humbje dhe nuk kujtohet që duhet të hapë rrugën që të shkojmë drejt fitores. Në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri, pengu i tij deklaron se vendimin për Berishën e ka marrë vetë, në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë. Statusi ia jep këtë atribut Këshillit Kombtar të PD-së. E mori vetë për të shpëtuar karrigen e tij. Njësoj siç bëri me zgjedhjet. Në vend që të merrej me faktimin e masakrës zgjedhore, u mor me rizgjedhjen e tij.” – tha Berisha.