Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministri Rama se është shkaktar i krizës energjitike që ka deklaruar ditët e fundit.
Ai tha se në muajin gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotat maksimale ndërsa kreu i qeverisë ka zbrazur atë duke shitur çmim 5 herë më lirë nga sa e blen këtë.
“Ne do rikthejmë votën. Do përcaktoni deputetët e kandidatët, drejtuesit e degës. Qeveritarët vendorë e këshilltarët tuaj. Kryetari do japë dorëheqjen po humbi zgjedhjet e përgjithshme. Kjo betejë është për t’u bashkuar, jo për t’u ndarë. Duam të bashkohemi me të gjithë demokratët që kanë vënë një tullë që nga viti 1991. Nuk do merremi vetëm me pengun , po pesë herë më shumë me pengmarrësin. Rama u ra borive të krizës, terrorit, fatkeqësisë. Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij, në mënyrë absolute. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotën maksimale, ajo kaskadë është rezerva kryesore e vendit. Ka zbrazur kaskadën në mënyrën më kriminale duke shitur çmim 5 herë me lirë se tregu. Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë.” – tha Berisha.