Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në foltoren e Elbasanit: Të bashkohemi për t’i shembur banditokracinë e Edi Ramës


Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve në mbarë vendin për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Rama.

Ai e akuzoi këtë të fundit se e ka shndërruar vendin në banditokraci që po largon rininë e shqiptarët dhe po grabit gjithçka.

Po kështu Berisha theksoi se foltorja e nisur është kthyer në dritë shprese për PD-në, demoracinë e mbarë vendin.

“Foltoret u shndërruan në dritë shpresë për PD-në, për demokracinë e për Shqipërinë. Jemi qytetarë të idealeve fisnike. Duhet të ngrihemi, bashkohemi, hapemi që t’i japim përgjigjen e merituar kësaj situate dramatike të krijuar nga vendosja në Shqipëri e një regjimi që ka vetëm një emër, banditokraci ose kakistrokaci. Rama e regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë e shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit e Europës, në një vend të pashpresë.” – tha Berisha.