Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron Ramën: Do përballesh me protestat më të mëdha që ka njohur vendi, s’do shqitemi derisa të të rrëzojmë


Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Elbasanit, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do përballet me protestat më të mëdha që ka njohur vendi.

Ai theksoi se kreu i qeverisë është shkaktari i krizës energjitike që ka deklaruar ditët e fundit duke zbrazur kaskadën e Drinit gjatë muajit gusht.

Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë që të mos e rrisë çmimin e energjisë pasi qytetarët do dalin në rrugë e nuk do tërhiqen deri në largimin e qeverisë së tij.

“Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama, duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nuk shqitemi nga rruga pa të hedh aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet. Po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, që do i tregojmë vendin siç i treguam në vitin 1990 regjimit të etërve të tyre. Ftoj demokratët që të përgatitemi për një betejë deri në fitoren e plotë që meritoni ju e vendi. Këtë foltore që nisa kohët e fundit duhet ta kisha marrë në vitin 2017 dhe sot do ishim në pushtet.” – tha Berisha.