Vendosni fjalën kyçe....

Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp jashtë linje për të dytën herë brenda javës


Gjiganti i mediave sociale Facebook, së bashku me filialet e tij Instagram, Messenger dhe WhatsApp, kanë qenë jashtë linje për herë të dytë në më pak se një javë.

Facebook dhe aplikacionet e tij janë rrëzuar në mënyrë misterioze për përdoruesit në të gjithë botën të premten, sipas gjurmuesit të ndërprerjeve DownDetector. Kjo është ndërprerja e dytë e madhe këtë javë për gjigantin e mediave sociale.

Kompania trilionë dollarëshe pranoi ndërprerjet që prekin platformat e saj të ndryshme, duke përdorur të njëjtën gjuhë që përdori për të ‘kërkuar falje’ të hënën, e cila zgjati gjashtë orë.

Dështimi i së hënës i kushtoi themeluesit Mark Zuckerberg më shumë se 6 miliardë dollarë nga pasuria e tij ndërsa çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit.

Kjo ndërprerje, e mbështetur në një ‘përditësim të serverit’ të dëmtuar, ishte sipas DownDetector, më e madhja që kishte parë ndonjëherë, sipas Daily Mail.