Vendosni fjalën kyçe....

 Klodian Kurushi zgjidhet anëtar i KLGJ-së


Klodian Kurushi është zgjedhur anëtar i KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Deri tani është konfirmuar vetëm emri i Klodianit Kurushit, ndërsa po vijon numërimi i votave të dy emrave të tjerë që do të jenë fitues.

Tre anëtarë të rinj zgjidhen pasi u mbaron mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici. Mandatin e këtij të fundit e mori Kurushi, duke fituar përballë Asim Vokshit.

Për të zëvendësuar Ilir Toskën, kandidojnë Vojsava Osmanaj dhe Ridvan Hado, si dhe për zëvendësimin e anëtares Brunilda Kadi, kandidojnë Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku.