Vendosni fjalën kyçe....

Kopjes nudo të Davidit të Mikelanxhelos  i mbulohen organet gjenitale në Dubai, shpërthejnë debatet


Një kopje gjigante e printuar 3D e statujës së famshme të Davidit nga Michelangelo e shfaqur në Expo 2020 në Dubai është kapur në një polemikë censure, pasi organizatorët mbuluan organet gjenitale të saj për t’iu përmbajtur ligjeve të rrepta publike të lakuriqësisë.

Kopja e prodhuar nga skanimet lazer të skulpturës dhe e veshur me pluhur mermeri, me sa duket ishte menduar të shfaqet pa pengesa, ashtu si kryevepra origjinale, e cila gjendet në Galerinë Açademia në Firence, Itali.

Sidoqoftë, organizatorët e ngjarjes tregtare ndërkombëtare zgjodhën të vendosnin statujën e pavijonit italian 5.17 metra të gjatë në një dhomë cilindrike prej xhami dhe guri që shkonte në dy nivele. Dhe për të mbuluar pjesët e tij private me një pllakë të madhe guri.

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, zbulimi fillestar i statujës në gjithë lavdinë e saj mashkullore për mysafirët VIP, u kishte shkaktuar atyre ‘siklet të madh’. Vendi konservator i Gjirit ka ligje strikte që ndalojnë lakuriqësinë publike.

“Ishte një gabim për të sjellë një statujë të një njeriu lakuriq në Emirate.” – tha një burim i paidentifikuar.

Sidoqoftë, vendimi për të fshehur organet gjenitale të statujës shkaktoi kritika mbi censurën nga disa në botën e artit. Duke e përshkruar mbulimin si ‘grotesk dhe qesharak’, kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi, i cituar nga agjencia e lajmeve Adnkronos, akuzoi organizatorët se po përpiqen të ‘fshijnë’ një pjesë të veprës.

“Statuja ka një temë biblike, jo një temë pagane. Prandaj, ‘fshirja’ e një pjese të Davidit të Michelangelos në Dubai Expo është thjesht përulje ndaj fesë dhe kulturës së tyre.” – tha Sgarbi, duke shtuar se ishte një ‘ poshtërim i paparë, i papranueshëm, i patolerueshëm ‘.