Vendosni fjalën kyçe....

Kosova merr masa mbrojtëse ndaj kompanive serbe për sa i përket importit


Ministrja e Industrisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar sot disa masa mbrojtëse të qeverisë kundër importeve nga Serbia.

Sipas saj, masat antidamping kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga autoritetet e vendit ndaj disa kompanisë serbe që eksportojnë mallra në Kosovë.

“Për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia dhe për blloka. Të dy vendimet janë marre në përputhje me Kushtetutën, masat antidamping. Masat antidamping në importin e bllokave është marrë ndaj importit të bllokave për kompaninë e përmendur në vendim, kurse për koncentratin ndaj kompanive. Sot është dita e 61 nga fillimi i hetimeve. Në caktimin e lartësisë së masave, jemi kujdesur qe prodhuesit vendorë të mos rrisin çmimin për konsumatorët.” – tha ministrja në një konferencës për shtyp.

Sipas vendimit, katër kompani serbe do të detyrohen që në importin e të gjitha llojeve të koncentratit për shpezë dhe kafshë, çmimi për kilogram të jetë prej 3 centë. Ministrja theksoi se ekziston mundësia e një reciprociteti të plotë më Serbinë, shkruan Koha.

“Ministria po vijon bashkërendimin që përpos dokumentimit te barrierave tregtare të Serbisë te sigurohemi në ngritjen e kapaciteteve institucionale sepse janë edhe shume institucione tjera. Kryeministri ka përmendur doganën, agjencinë e ushqimit dhe të tjera. Ndonëse rrethanat në terren dhe ndjeshmëria e rastit nuk na lejon të japim detaje, puna jonë do të jetë në mbrojtje të ndërmarrësisë dhe tregtisë. Nëse ju tregojmë për veprimet tona do t’i dëmtojmë këto veprime.” – shtoi ministrja Hajdari.