Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë procedurat, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sipas “BalkanWeb”, dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerrë me të kuqe në sistemin e personave të kërkuar shqiptarë në të gjitha agjencitë e huaja ligjbatuese emrin e Adriatik Llalës.

Televizioni “Top Channel” raporton të njëjtën gjë. Gazetarja Anila Hoxha tha se pas pak orësh në faqen e “Interpol”-it do të shfaqet lajmërimi për Llallën.

“Në ditën e 16-të, SPAK i dorëzoi kërkesën Interpol në orën 14:00 për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën. Edhe pse nuk jepet asnjë detaj, sipas sistemit tims burime për Top Channel pranë Interpolit thanë se emri i tij i është dorëzuar zyrës së Interpol në Lion të Francës. Pas pak orësh në faqen Interpol do të shfaqet jo vetëm identiteti por edhe akuza për të cilën u dënua, mosha dhe detaje të tjera për Llallën.”– tha Hoxha.

Ish-kryeprokurori Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë.

Llallës i është lënë afat 1 javor për t’u paraqitur që të kryej dënimin, por ai nuk e ka bërë këtë dhe policia i ka bërë gjithashtu kontrolle në banesë dhe nuk e ka gjetur. Deri më tani, askush nuk e di se ku ndodhet Llalla, pavarësisht se ka raportime të ndryshme se po kurohet në një spital në Zvicër, apo në Hungari.