Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë ku shpalli emergjencën në furnizimin me energjinë elektrike.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Rama duke iu referuar ekspertëve, deklaroi se kriza ekonomike mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm.
Duke iu referuar të njëjtëve ekspertë, tha se parashikohet që këto çmime nuk do të shkojnë më aty ky ishin.
“Shqetësimi i çdo qytetari është ky, por dhe i yni. Nëse zgjidhja do të ishte; ‘hajde po rrisim çmimin’, atëherë s’do të kishim bërë atë që do të bënte çdo qytetar për veten e tij. Ne jemi këtu për të mishëruar shqetësimin e çdo qytetari. Unë e ndjej çdo shqetësim të çdo qytetari. Unë e kam të pamundur që të mendoj se mund të vrapojë bashkë me vrapin që ka marrë çmimi i energjisë. Nga ana tjetër që edhe ata që e kanë këtë shqetësim dhe e thonë me të drejtë, të dëgjojnë kur i themi që thonë broçkulla që; “Shqipëria ka ujë, e prodhon energjinë vetë”. Këto duhen lënë mënjanë që të kuptojmë mirë se ça falsin. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet, ku është fakt. Shqipëria shet energji. Po pse? Në momentin kur ka reshje me tepri, ka dy rrugë; ose ta shes, ose ta derdhi prurjen e reshjeve. Jo ta derdhi, por edhe të përmbysi. Atëherë e shet. Kur është mot i përgjithshëm reshjesh dhe lagështie, çmimi është më i ulët dhe ti e shet kur kërkesa rreth e rrotull teje është e lartë. Një ekonomi e varur nga Zoti, pra nga reshjet, ka të mirën e vetë, pasi ka energji të gjelbër, por ka dhe të keqen e vetë se nuk ka energji të planifikuar.
Kur e ble në kulmin e thatësirës dhe të nxehtit e ble më shtrenjtë. Çmimet si vendos Shqipëria, por kërkesa dhe oferta. Po ata që thonë; po mirë çmimet e energjisë janë kaq, dhe rrogat dhe pensionet janë kaq, tregu nuk të pyet nëse je Gjermani apo Shqipëri. Ne nuk krahasojmë fuqinë blerëse të Gjermanisë apo të Shqipërisë. Këto janë gjera që duhet t’i kuptojmë, në mënyrë që të jemi të qartë se çfarë po flasim. Qeveria duhet të mbrojë konsumatorët. Ne nuk jemi këtu për të dhënë lajme, por për të ngritur një digë midis futurën që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe derës së shtëpisë së çdo shqiptari. Siç nuk i kemi lënë në rrugë kur ra tërmeti, apo kur doli përpara armiku i padukshëm. Por këto gjera nuk bëhen sa hap e mbyll sytë, me propozime apo ide që nuk bazohen në fakte dhe shifra. Pyetja ka rëndësi dhe për një aspekt tjetër; kjo është për tani apo përgjithmonë. Ekspertët thonë; kriza do të ketë një kulm që do të zgjasë deri vitin e ardhshëm, por nuk parashikon që çmimet do të kthehen atje ku ishin. Kjo duhet parë. Për çmimet e tjera të jeni të qartë; ne e kemi zgjedhur këtë sistem 30 vite më parë dhe smund të diskutojmë më çmimin e bukës, i cili ka ardhur në rritje. Rritja reflekton tregun, kërkesën dhe ofertën. S’do të prodhohej bukë nëse do të mbetej në magazina. Çmimet i vendos tregu, jo qeveria. Në komunizëm i vendoste shtetit, këtë e kemi mbyllur.”– janë fjalët e kryeministrit Rama.