Katër persona janë plagosur rëndë në një aksident të ndodhur në rrugën Berat-Dimal, pranë fshatit Moravë.
Një furgon mallrash me targa AA29y7TH është përplasur me një mjet Hyundai me targa AA993XI me të cilin udhëtonin anëtarët e një familjeje.
Nga përplasja e fortë janë lënduar keqazi drejtuesi i mjetit Resmi Bilbili, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit, djali Riza dhe vajza Pamela, shkruan BW.
Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici. Katër të lënduarit janë në reanimacion në Spitalin e Beratit ku janë në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentin janë bërë lagështira në rrugë e parakalimi i gabuar nga a e furgonit të mallrave.