Tre javë pas denoncimit të parë, gazetari Arian Çani, ka bërë një tjetër denoncim për atë që ndodh në rezidencën luksoze në Rolling Hills.
Ai shkruan në faqen ‘Zonë e Lirë’ në Facebook se kjo rëzidencë është kthyer prej disa muajsh në makth për shkak të zhurmës që bëjnë ditë e natë disa qen.
Çani thekson se kafshët mbahen të lidhura me zinxhirë e lehin me forcë ndërkohë që deri më sot askush nuk ka guxuar të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen duke pyetur nga vjen gjithë kjo frikë për të ndërhyrë.
Në fund Çani shton se alarmi ka shkuar në instancat më të larta të shtetit. Herën e parë ai përmendi si pronat të qenve deputetin e PS-së, pronari e ‘Palmanova resort’, Laert Duraj.
“Rolling Hill ose Rezidenca luksoze e ‘te fortëve’
Me dhjetra ambasadore me familjet e tyre por dhe biznesmene te njohur ne vend banojne ne rezidencen luksoze Rolling Hill ne kodrat e Petreles. Por prej muajsh tashme, kjo rezidence, eshte kthyer ne nje makth te vertete. Shkaku? Zhurma e tmerrshme ne cdo ore te dites dhe te nates e disa qenve shume te rrezikshem dhe trupmedhenj qe po le pa gjume me dhjetra banore. Pronaret e tyre i mbajne te lidhur me zinxhire ne hyrje te oborreve te tyre. Qente e pafajshem ulerijne me dhimbje. Askush deri me sot, as kryetari i asamblese se banoreve, as administrata qe merr parate per te garantuar qetesine dhe sigurine ne rezidence por as pronari i madh i cili e ka ndertuar kete rezidence, nuk guxojne te nderhyjne per te normalizuar kete situate. Perse? Cilat jane arsyet e kesaj frike? Nga kush kane frike? Kush jane ne fakt pronaret e ketyre qenve te shkrete por qe po cmendin gjithe Rolling Hillin? Alarmi ka shkuar deri ne instancat me te larta te shtetit.
P.S. Kujdes! Per te gjithe kuriozet qe e shkelin here pas here kete rezidence si dhe per gjithe klientet potenciale qe duan te investojne aty.” – shkruan Çani.