Kreu i PD-së Basha ka reaguar pas deklaratës me tre pika të kryeministrit Rama lidhur me përballimin e krizën energjitike.
Kryedemokrati shkruan në Twitter se kreu i qeverisë po përgatit vjedhjen e radhës nëpërmjet OSHEE-së duke e justifikuar atë me atë që e quan krizë.
Basha përmend se kreu i qeverisë njësoj ka bërë me tenderat sekretë gjatë pandemisë apo tenderat e ushqimeve gjatë tërmetit.
“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.” – shkruan Basha në Twitter.