Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.
Basha ka diskutuar mbi shkeljet e standardeve në zgjedhjet në Shqipëri, korrupsionin apo edhe lidhjet e politikës me krimin.
“Mirëprita ambasadorin holandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”-shkruan Basha.