Vendosni fjalën kyçe....

Çmimet e energjisë elektrike në Greqi rriten 189% në 12 muaj


Çmimet mesatare të energjisë elektrike në Bursën e Energjisë në Greqi u rritën në 134.73 euro për megavat orë në shtator nga 121.72 euro/MWh në gusht dhe 46.6 euro/MWh në shtator 2020, tha Bursa e Energjisë në një raport.

Kjo rritje përfaqëson një rritje 189% në 12 muaj, një fakt që i vishet kryesisht një rritjeje të çmimeve të gazit natyror dhe të drejtave të çlirimit tyë dioksidit të karbonit, shkruan Ekathimerini.

Çmimet e energjisë elektrike vazhduan të rriten në tetor për të arritur në 178.29 euro/MWh të mërkurën (çmimi maksimal ishte 251.26 euro).

Prodhimi i energjisë në shtator u udhëhoq nga njësitë e gazit natyror, të cilat mbuluan 46%të kërkesës, e ndjekur nga burimet e rinovueshme (28%), importet (15%), njësitë e linjitit (8%) dhe njësitë hidroelektrike (3%).