Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë humbje jete e 475 raste të reja me Covid-19 në vend


Gjashtë humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Qytetarët që kanë humbur jetën në spital janë tre qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, një qytetar nga Kolonja 68 vjeç, një qytetare nga Lushnja 68 vjeçe e një qytetar nga Berati 70 vjeç duke e çuar numrin e viktimave në 2759.

Nga 3244 testime të kryera janë gjetur 475 raste të reja. Në spital po mjekohen 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.