Vendosni fjalën kyçe....

Libani në terr pas fikjes së dy termocentralëve, ndërprerja pritet të zgjasë disa ditë


Libani nuk ka prodhuar energji elektrike e që prej ditës së sotme është zyrtarisht në terr pasi mungesat e karburantit detyruan mbylljen e dy stacioneve të tij më të mëdha të prodhimit të energjisë, tha një zyrtar qeveritar për Reuters të shtunën.

“Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të funksionojë deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë.” – tha zyrtari.

Kompania shtetërore e energjisë elektrike pohuan në një deklaratë se termocentrali në Zahrani ishte ndalur. Fabrika e Deir Ammar u ndal një ditë më parë.

Mbyllja e dy stacioneve të energjisë kishte ‘ndikuar drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e rrjetit të energjisë dhe kishte çuar në ndërprerjen e tij të plotë, pa asnjë mundësi për të rifilluar operacionet’. thuhej në deklaratë.

Kompania shtetërore e energjisë elektrike do të përpiqet të përdorë rezervën e karburantit të ushtrisë për të vënë në punë përkohësisht termocentralet, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti, tha zyrtari.

Shumë libanezë normalisht mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, edhe pse kjo është një zgjidhje afatshkurtër.

Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë tharë. Monedha libaneze ka rënë me 90% që nga viti 2019.