Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë e as kufizime, 3 hapat që do ndërmarrim” – Rama prezanton planin


Kryeministri Rama prezantoi sot planin e qeverisë së tij për përballimin e krizës energjitike. Në një komunikim me publikun nga kryeministria, kreu i qeverisë njoftoi tre pikat për përballimin e gjendjes.

Ai tha se qeveria do garantojë furnizimin me energji elektrike për të gjithë dhe se nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët e biznesin e vogël.

Po kështu Rama theksoi se hidrocentrali i Skavicës do krijojë rezervat e duhura ujore për sistemin energjitik në vend për të prodhuar energji atëherë kur nevojitet.

Ai pohoi se operatori i shpërndarjes do marrë 200 milionë euro ndihmë në fund të vitit e fillim të vitit tjetër për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

“Nuk jam këtu për t’ua bërë jetën më të vështirë. se nuk kemi ç’i bëjmë tërmetit, pandemisë, rritjes së çmimit të energjisë. Po nuk jam këtu për t’i rënë me top arkës së shtetit, punë e madhe se rrëzohemi në tokë nesër. Ne e shesim lirë sepse e bëjmë kur nuk ka nevojë kush sepse ka tepri dhe e blejmë shtrenjtë kur u duhet të gjithëve. Prandaj po bëjmë Skavicën, që të ruajmë ujin për energjinë elektrike atëherë kur na duhet. Plani ynë për përballimin e krizës energjitike nuk parashikon rritje çmimi për konsumatorët familjarë e bizneset e vogla, as ndonjë operacion kufizimi energjie në shkallë vendi. Kriza parashikohet të zgjasë deri në pranverën e ardhshme.

  1. Garantimin e furnizimit me energji elektrike për për të gjithë.
  2. Mbrojtjen e familjeve dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë.
  3. Do garantojmë fondin e nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun. Operatori i shpërndarjes do marrë 100 milionë euro në fund të këtij viti dhe 100 milionë euro në fillim të vitit tjetër për të garantuar dy pikat e para.” – tha Rama.