Shqipëria ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në Hungari me rezultatin 1-0, duke ruajtur vendin e dytë në renditje dhe mundësinë për të vajtur në fazën play-off të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022.
Golin e fitores e shënoi Broja në minutën e 80-të të ndeshjes. Edhe rivalja e Shqipërisë, Polonia ka marrë një fitore të thellë ndaj San Marinos duke ruajtur vendin e tretë me një pikë më pak.
Anglia nga ana e saj fitoi ndaj Andorrës po 5-0 dhe është praktikisht e kualifikuar në botëror.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan në Tiranë ndaj rivales direkte, Polonisë, pas tre ditësh dhe një fitore do ishte vendimtare për të ruajtur vendin e dytë duke qenë se Polonia ka një kalendar më të lehtë në vijim.