Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Shërbimet policore bëjnë me dije se një shtetas ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës dyshohet për plagë të marra nga arma e zjarrit.
Shtetasi I.M 24-vjeç banues në fshatin Mushan, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes”-njofton policia.