Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të transportonin 9 kg kanabis nga kufiri i gjelbër, arrestohen 4 persona në Konsipol


Policia e Sarandës ka arrestuar 4 persona për trafik droge dhe ka sekuestruar 9 kg kanabis, gati për t’u trafikuar nga kufiri i gjelbër në Konispol.

Si rezultat i operacionit të koduar “Transportuesit” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Dritan Delishi, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;

-Litavit Laçi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;
-Ylli Daci, 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;
-Flori Bardhi, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L. dhe F. B., gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.