Vendosni fjalën kyçe....

Basha e shkarkoi si Nënkryetar Komisioni, reagon Noka: Veprime për tu kapur pas karriges përpara se të shkarkohet për vete


Deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për ta shkarkuar nga pozicioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimit për largim nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Noka në një reagim për emisionin “Çim Peka Live” tha se janë veprime për të mbajtur karrigen e kryetarit përpara se të shkarkohet.

Noka shtoi se anëtarësia dhe delegatët janë duke firmosur masivisht formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Nuk më shqetëson në aspektin personal sepse unë nuk i lidh gjërat me Lulzim Bashën, unë e kam lidhur fatin tim me PD. Unë jam një politikan që jam rritur në atë parti, kemi kaluar momente të vështira në 1997, ajo që më shqetëson është fakti që shoh me dhimbje se ku ka degraduar lidershipi i partisë time, demokracia në partinë që unë kam aderuar kam punuar kam luftuar prej 30 vitesh. Më dhemb fakti se ku e ka katandisur forcën tonë politike Lulzim Basha. Jam shumë i qartë se në përpëlitjet e fundit për tu kapur më thonj pas karriges së kryetarit, po bënë veprime të tilla përpara se të shkarkohet për vete. Ai është i shkarkuar pasi antarësia dhe delegatët janë duke firmosur masivisht formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Po shkarkohem vetëm se unë kam qëndruar për ato parime mbi të cilat u themelua kjo forcë politike. Kam kërkuar që të respektohet kushtetuta e partisë dhe mos të shkelet qoftë edhe nga kryetari i saj. Kam qëndruar që forca jonë duhet të përballet me regjimin dhe jo të shkatërrohet nga kryetari, me vendimin okult që mori. Nuk kam pranuar nënshtrimin ndaj Lulzim Bashës”-deklaroi Noka.