Një oficere femër me Policinë e Victorias në Australi, e cila shërbeu për 16 vjet, ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste kundër përdorimit të policisë për të zbatuar rregullat e Covid-19, duke thënë në një intervistë se një ‘shumicë e madhe’ e kolegëve të saj ndanin të njëjtin mendim me të.
Rreshterja Krystle Mitchell është shfaqur në kanalin ‘The Discernible Interviews’ në YouTube të premten, e veshur me uniformën e saj blu të errët dhe duke zbuluar se ajo ishte ‘shqetësuar’ nga mënyra se si burimet e policisë janë përdorur gjatë pandemisë nga autoritetet shtetërore.
Policia e Victorias është ngarkuar të sigurohet që njerëzit në një nga shtetet më të populluara të Australisë të respektojnë kufizimet e bllokimit dhe të frenojë protestat e paligjshme kundër rregullave të shëndetit dhe vaksinimit të detyrueshem, të cilat shpesh kthehen në të dhunshme, duke çuar në arrestime të shumta.
Mitchell tha se ‘të gjithë miqtë e mi që janë oficerë policie e që po punojnë në vijën e parë dhe po vuajnë çdo ditë duke zbatuar udhëzimet e CHO (Kryeshefi i Shëndetit), nuk duan që ta bëjnë këtë gjë’.