Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Krujës ka kërkuar disa herë më parë lirimin nga qelia, si dhe masën e gjykimit të shkurtuar por GJKKO vazhdimisht i ka rrëzuar kërkesat e saj.

Hoxha akuzohet nga SPAK se ka shkelur detyrën duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Enkelejda Hoxha u arrestua pas një operacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në një seancë gjyqësore ndërsa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku.