Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjan Caco (Gunbardhi), prej më shumë se një viti e gjysëm ndodhet në procesin e hetimeve Vetting.
Por, kur pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Tiranës, kanë mbaruar punë me procesin e Vettingut, për Cacon ende nuk është caktuar seancë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjyqtarja Arjana Caco nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ajo ka qenë shpesh objekt i mediave për dhënien e vendimeve të dyshimta gjyqësore apo edhe e akuzuar për mitmarrje.
Mirëpo deri më tani ajo ka vijuar punën qetësisht dhe do të jetë Vettingu, që do të vendosë për fatin e saj si gjyqtare.
Ariana Caco, ka qenë një nga tre gjyqtarët e procesit të 21 Janarit, proces i cili është rihapur tashmë. Dhe në varësi të hetimeve, gjyqtarja Arjana Caco por edhe kolegë të saj mund të japin llogari para drejtësisë për vendimin që kanë marrë.
Tashmë SPAK-u veçse ka nisur arrestimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë vendime të dyshimta.
Caco është paditur për mitmarrje
Sot marrjen e ryshfetit nga gjyqtarët dhe prokurorët e heton SPAK-iu. Dikur është bërë sikur po kryehen hetime dhe në fakt nuk është bërë asgjë.
A është ky rasti i gjyqtares Arjana Caco?
Janë komisionerët e Vettingut që i kanë të gjitha komoditetet që ta hetojnë, por edhe SPAK-u nëse rrëmon në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2013, Shqiptarja.com ka raportuar se gjyqtarja Arjana Caco është paditur që në vitin 2011 me akuzën e mitmarrjes.
Ka qenë një avokat në Tiranë, i cili kishte denoncuar Cacon në prokurori, me pretendimin se kishte zvarritur një proces gjyqësor për klientin e tij. Në lidhje me rastin mësohet të ketë qenë në dijeni edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Në këmbim të “futjes pa radhë” të shqyrtimit gjyqësor, raportohet nga media në fjalë, se gjyqtarja Caco kishte kërkuar shumën prej 10 mijë eurosh.
Për më tepër, raportohet se avokati ka pasur të regjistruar edhe biseda të zhvilluara mes tij dhe gjyqtares Cacos, të cilat janë depozituar gjithashtu pranë organit të akuzës, si prova materiale.
Pas denoncimit, prokuroria i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka nisur verifikimet. Por, pavarësisht rastit të denoncuar ndaj gjyqtares Ariana Caco, prokuroria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk publikuan asnjë detaj nga masat disiplinore apo penale në ngarkim të saj.
Dhe gjyqtarja Caco, dyshohet se i ka hedhur pa u lagur.
Tashmë procesi i Vettingut nuk mund të anashkalojë të kaluarën e asnjë gjyqtari dhe prokurori, nëse vërtet është proces i drejtë.