Gjashtë organizata për lirinë e shprehjes kanë publikuar sot një deklaratë kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të krijuar një “Agjenci për Media dhe Informim”, vendim që është cilësuar si krijim i një “ministrie propagande”.
“Partnerët e nënshkruar të Reagimit të Shpejtë të Lirisë së Medias shprehin sot shqetësimin serioz për një Agjenci të re të Medias dhe Informacionit të krijuar nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri dhe i kërkojnë Partisë Socialiste në pushtet që të anulojë menjëherë themelimin e saj për të siguruar që nuk do të të përdoret për të forcuar më tej kontrollin mbi rrjedhën e informacionit publik.
Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet menjëherë me qeverinë shqiptare për të ngritur këto shqetësime si një çështje prioritare në bisedimet e ardhshme të pranimit.”- thuhet në njoftim.
Organizatat që e kanë firmosur këtë kërkesë ndaj qeverisë, janë: Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve, Article 9 dhe Free Press Unlimited.
#Albania: IPI shares serious concerns raised by @WBjournalists & other editors & civil society groups about new media & information agency, which will centralise control over the already restrictive drip-feed of public information available to journalistshttps://t.co/KzLcRoMNpP
— IPI-The Global Network for Independent Journalism (@globalfreemedia) October 7, 2021
“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën.”– vijon më tej deklarata.
Kujtojmë se qeveria shqiptare i shpalli planet për krijimin e një agjencie të drejtuar nga zëdhënësi i kryeministrit i cili, sipas vendimit “do të ketë statusin e ministrit” dhe do të kontrollojë punësimet dhe marrëdhëniet publike të të gjitha institucioneve të qeverisë qendrore. Sipas vendimit, kjo agjenci do të prodhojë informacione, do të kontrollojë deklaratat për shtyp dhe konferencat e të gjithan institucioneve, do të punësojë dhe shkarkojë nga puna zëdhënësat dhe do të mbikëqyrë “mjetet e komunimimit masiv” për të “evidentuar” qëndrimin e qytetarëve ndaj qeverisë.
Organizatat për lirinë e medies shprehin një shqetësim lidhur edhe me skandalin e patronazhistëve: “Pas zbulimeve të mëdha mbi grumbullimin e të dhënave të qytetarëve nga partitë politike përmes institucioneve shtetërore, ideja që paratë e taksapaguesve të përdoren për të financuar monitorimin e shtypit dhe medias sociale nga një agjenci qeveritare shkakton kambanë alarmi.”