KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Roland Hysi dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare të tij.
Kujtojmë që gjyqtari i Fierit u denoncua në një program televiziv, se kishte kërkuar favore seksuale dhe monetare, ndaj një gruaje që kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj.