Kryeministri Rama ka thënë sot se media online ka dëmtuar lirinë e fjalës përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta.
Ai e bëri deklaratën gjatë pjesëmarrjes në konferencën e OSBE-së për Europën Juglindore ‘Gazetari në kohë krizash’.
Kreu i qeverisë shprehu mbështetjen e tij për gazetarët që luftojnë për të vërtetën dhe e përhapin atë ndërsa kritikoi mediat online që sipas tij kanë shkaktuar dëm te qytetarët e thjeshtë.
“Në këtë fluks të pandalshëm informacioni përmes medias në internet dhe sa herë që duhet të shihni se jeni keq cituar apo ekspozuar që ke thënë gjëra që as të kanë shkuar nëpër mend dhe jo më t’i thuash kjo është përtej këtij komunikimit, e papranueshme. Po të shkojmë tek njerëzit normalë që janë qytetarët e thjeshtë, imagjinoni çfarë dëmi u shkakton atyre. Sepse kur je politikan, kur je zyrtar i zgjedhur apo mban një detyrë mund ta stërvitësh veten dhe mbijeton, pra më duhet të bashkëjetoj me këtë. të gjitha mënyrat për të sulmuar janë mënyra të rrezikshme për veten sepse etiketohesh si një njeriu kundër lirisë së medias. Por kur sheh, fëmijët e tu apo familjen e cila cënohet me gjëra të pabaza, çfarë bën,- shkon në gjykatë? Duhet kohë që kjo situatë të zgjidhet pasi dëmi është bërë. Jam i sigurt që njerëzit këtu e njohin këtë vlerësim që i është bërë përhapjes së informacionet përmes “Tëitter” ku postimet e pavërteta, kishin një përhapje shumë të lartë. Unë mendoj që shoqëritë tona dhe bota jonë është përballë sfidave të mëdha dhe një lloj sfidë që duhet trajtuar. Pra mendoj se ta lësh të pa trajtuar e thjesht të predikosh për lirinë përballë këtyre valëve kaq shkatërrimtare të pavërtetave nuk është përgjigja. Unë nuk e kam përgjigjen se po ta kisha ndoshta do ta kisha fituar çmimin “Nobel”. Unë i respektoj gazetarët që luftojnë për të vërtetën deri në fund, por nuk jam optimist duke parë atë që ndodh.” – tha Rama.