Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret shefin e Pfizer-it: Mik i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirë


Rama ka pritur në Tiranë shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Pas vizitës në qendrën frigoriferike të ruajtjes së vaksinave, kryeministri e falënderoi Bourla-n për ndihmën e tij për nisjen e vaksinimit në vend.

Kreu i qeverisë theksoi se kur shuë vende të tjera ishin të bllokuara, Shqipëria ishte në gjendje që të merrte vaksinat e para.

“U jemi qartësisht falënderues. Tani është një kohë e ndryshme, më e qetë, ka më shumë mundësi. Po në fillim pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin. Ju hapët dyert në momentin që edhe Nju Jorku ishte i mbyllur plotësisht. Dhe ne në zemër të BE-së, sepse rrethohemi nga anëtarë të BE-së dhe falë jush e nisëm këtë proces. Sot është një ditë e veçantë për Shqipërinë pasi kemi nderin të presim shefin e madh të Pfizer-it, i cili mund ta them me shumë nderim është bërë një mik i Shqipërisë. Na hapi derën në momentin më të vështirë, kur nuk kishim asnjë perspektivë pasi asnjë nga vendet e rajonit nuk u përfshi në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave dhe falë angazhimit të tij morëm vaksinat më parë sesa të tjerët. Dhe dua ta falëndëroj publikisht. Mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë.” – tha Rama.