Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega ka shkruar se është i befasuar që ligji shqiptar për mediat është në agjendën e Parlamentit.
Ai shkruan se ligji duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“I befasuar kur mësova se ndryshimet (e kritikuara rëndë) në Ligjin shqiptar për Mediat Shqiptar është përsëri në agjendën e Parlamentit.
BE -ja ka qenë e qartë: ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të merret në konsideratë!”-shkruan Lega.