Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh në disa rrugë të vendit.
ARRSH-ja ka njoftuar rrugët problematike duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes.
Rrugët ku duhet bërë kujdes janë në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës, Elbasanit e Librazhdit.
Njoftimi
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”