Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Pfizer-it me superlativa për Ramën: Lider i njohur në Ballkan e Europë, pikturën tuaj e mbaj në zyrë


Shefi i Pfizer-it nga ana e tij e quajti kryeministrin Rama një lider të njohur në Europa e Ballkan. Bourla tha se ishte i lumtur që kishte qenë në gjendje ta ndihmonte Shqipërinë dhe që ishte bërë mik me kryeministrin Rama.

“Unë nuk do e harroj kurrë kur erdhët në Nju Jork, në rrethana shumë të vështira sepse jo çdo kryeministër do e bënte këtë udhëtim. Për mua ishte ndër t’ju takoja sepse jeni një lider i shquar në Ballkan e Europë, jo vetëm në Shqipëri. Ju erdhët dhe Shqipëria në mënyrë surprizë që Shqipëria të marrë dozat e para ishte shumë befasuese. Jam shumë i lumtur që kisha mundësinë t’iu ndihmoja dhe që në njëfarë mënyre u bëmë miq gjatë kësaj sfide dhe doja t’iu falënderoja për miqësinë tuaj. – tha Bourla.

Para mediave pas vizitës në qendrën e vaksinimit të ngritur në stadiumin ‘Air Albania’, shefi i Pfizer-it tha se e vlerësonte Ramën si një lider ta njohur tashmë në Ballkane  Europë si dhe për vizitën e tij në Nju Jork vitin e shkuar.

“Ai bëri një udhëtim të vështirë për të më takuar personalisht, në një kohë kur gjithçka ishte e mbyllur e askush nuk udhëtonte. I thashë të flisnim në Zoom po ai donte të më takonte personalisht. Ishte shumë e qartë që jo vetëm ishte i interesuar për vendin por kishte edhe në plan sesi do e bënte procesin e vaksinimit. Dhe isha shumë i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja Shqipërinë. Jam i befasuar nga udhëheqja e kryeministrit që prej takimit të parë e dua të them se ndihem miku juaj dhe është një nder i madh. Dhe nuk do harrojë dhuratën që më bëtë. Pikturën që kishit bërë vetë, të cilën e kam në zyrën time në Nju Jork.” – mbylli deklaratën e tij shefi i Pfizer-it, Bourla.