Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 6 personat e arrestur në Tiranë, të akuzuar për tregtim të mallrave pa akcizë gjatë periudhës së Covid-19.
Bëhet fjalë për skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë në Tiranë, nga disa depo farmaceutike.
Gjashtë personat e akuzuar, Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani, u lanë të gjithë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe 6 të tjerë, në skemën me 12 persona të përfshirë.
Pas një hetimi 10-mujor në kuadër të operacionit të koduar ‘Përfitimi’, u zbulua se 4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.
Në këtë skemë ishin të përfshirë 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë, të cilët ranë në pranga si dhe dy të tjerë.