Vendosni fjalën kyçe....

Shpallen emrat e tre fituesve të çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2021


Tre emrat që fituan të hënën çmimin Nobel 2021 në ekonomi janë David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.

Tre ekonomistët janë vlerësuar me çmimin Nobel të këtij viti për ekonominë për punën që siç shkruan BBC “sfidoi mençurinë konvencionale”. Bëhet fjalë për studimet e tyre mbi ndikimet e pagës minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës dhe për krijimin e kuadrit shkencor për të lejuar nxjerrjen e përfundimeve nga studime të tilla kur metodologjia tradicionale nuk mund të përdoret.

David Card i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, i lindur në Kanada, do të marrë gjysmën e shpërblimit që vjen me çmimin, ndërsa gjysma tjetër do të ndahet mes Joshua Angristi-t nga Institutit i Teknologjisë në Masaçusets dhe Guido Imbensit, me origjinë holandeze, 58 vjeç, i Universitetit Stanford.

Puna e tyre zgjidhi probleme metodologjike për të treguar se përfundimet e sakta për shkakun dhe efektin mund të nxirren nga eksperimentet natyrore. Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të përcaktuar ndikimin e vendimeve të qeverisë.