Vendosni fjalën kyçe....

“Uria nuk taksohet” – Shoqëria Civile përsëri në protestë përpara Kryeministrisë


Janë mbledhur përsëri të protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë lidhur me çmimet e produkteve të shportës, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, pasi po bie shi.

“Ne jemi këtu për ushqimet e shportës që janë rritur dhe nivelin e çmimeve të karburantit.

Këto mendoj se janë pika të forta. Të gjithaë që kanë ardhur sot për këto pika kanë ardhur.

Nuk është një protestë qytetare e thjeshtë, me një organizim të mirëfilltë.

Kryeministri mendoi se reflektoi për çmimin e energjisë elektrike për të cilën tha se nuk do të ketë rritje për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël,  por nuk tha asnjë gjë për çmimet e qtyre që tashmë janë rritur, bukës, vezës e qumështit.

Të gjitha vendet e rajonit nuk e kanë 20% TVSH-në e ushqimeve. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%. Të paktën të reflektojë uljen e TVSH-në sa vendet e rajonit. Qytetarët bashkohuni sepse uria nuk taksohet.”- tha një nga protestuesit.

 

 

Për mediet foli edhe avokati, pedagogu dhe aktivisti Adriatik Lapaj, një nga personat që ka bërë thirrje në rrjete sociale për protestën.

Ai gjithashtu u shpreh se nga protesta e parë e kanë një sukses, pasi kryeministri lajmëroi se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

 “Kryeministri reflektoi për energjinë elektrike, por kjo nuk mjafton. Sot jemi dhe për çmimin e bukës, ushqimit të shportës, karburanteve, por edhe për të ngritur zërin për meritokraci, për drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund tranzicioni i stërzgjatur ku ndahen në dy kampe shqiptarët. Çdo qytetar që e ndjen se duhet të protestojë, le ta bëj atë. Misioni që duhet të kemi është që qytetarët të reagojnë për veten e tyre.

Nuk themi dot se sa sukses do të ketë kjo, por një sukses të parë e kemi, energjia elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset. Se sa sukses do të ketë, nuk e di, por në dorë kam përpjekjen time të sinqertë. Qytetarët marrin këtë mësim të madh dhe politika t’i vendosë gishtin kokës.”- tha Lapaj.