Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht çojnë PD-në në vdekje të sigurt


Deputetja Albana Vokshi ka reaguar menjëherë pas shkarkimit nga Lulzim Basha të Flamur Nokës nga pozicioni i Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Vokshi thotë se liria dhe demokracia janë oksigjeni që mban gjallë PD-në.

Ndërsa shton se memecëria dhe futja në rresht e çojnë PD-në drejt një vdekje të sigurt.

Vokshi në rreshta ka kërkuar që brenda PD-së të ekzistojë demokracia dhe të mos vihen në rresht deputetët.

Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”-shkruan Vokshi.

Vetëm pak më parë PD-ja njoftoi se kishte shkarkuar Nokën pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së Grupit sepse e kishte baltosur Bashën.

Përveç shkarkimit Noka mori edhe paralajmërim për përjashtim nga Grupi Parlamentar të njëjtin veprim që u ndërmor ndaj Sali Berishës.

Noka ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës dhe i është bashkuar këtij të fundit në “Foltoret” nëpër rrethet e Shqipërisë./ Hashtag.al