Prej pesë ditësh, një grua 71-vjeçare nga Vlora rezulton e humbur në rrethana ende të paqarta.
Bëhet fjalë për shtetasen Nadire Nelaj, e cila sipas familjarëve të saj kishte dalë nga banesa rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Edhe pse kanë bërë një denoncim për rastin në polici, të afërmit e zonjës kërkojnë ndihmë dhe nga qytetarët për gjetjen e 71-vjçares.
“Në orën 6.30 të mëngjezit është larguar nga shtëpia në Vlorë në gjendje konfuzionale kjo grua e moshës 71 vjeçe me inicialet N.N.
E veshur me një xhup ngjyrë kafe e lehtë.
Nqs dikush e shikon ju lutem të njoftoj familjarët në këtë nr telefoni 0682222078.”– thuhet në njoftimin e familjarëve të saj, që po qarkullon në rrjet, shoqëruar me foton e zonjës.
Sipas familjarëve, e moshuara kurohej nga ankthi në 3 muajt e fundit.