Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me ministren britanike: Prioriteti ynë shkëputja e lidhjeve të politikës me krimin, që çoi në masakrën  zgjedhore


Kreu i PD-së Basha ka deklaruar pas takimit me ministren britanike se prioriteti kryesor i PD-së në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është shkëputja e lidhjeve mes politikës e krimit të organizuar.

Kryedemokrari tha se me ministren kishte diskutuar edhe mbi forcimin marrëdhënieve mes Britanisë e Shqipërisë, ardhjes së investimeve britanike si dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani.

“Takimi me ministren britanike ishte një mundësi e dyfishtë. Tregon livelin e lartë të interesit të Britanisë për Shqipërinë dhe për çështjet që janë kauzat kryesore të PD-së e qytetarëve që janë çështjet e demokracisë, bashkëpunimit të politikës me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit dhe luftës kundër krimit të organizuar, të lirisë së medias në veçanti, por edhe të ardhmes së marrëdhënieve Shqipëri-Britani  me një vëmendje të veçantë për praninë e investimeve britanike në vend dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani. Qeveria britanike dhe PD-ja ndajnë një prioritet të rëndësishëm. Prerjen e lidhjeve të krimit me politikën është një prioritet absolut. Janë këto lidhje një nga arsyet kryesore të masakrës zgjedhore.” – tha Basha.