Vendosni fjalën kyçe....

Beqiraj: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do rrisë inflacionin


Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, në një intervistë në A Show me moderatorin Adi Krasta foli për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Rritja e energjisë elektrike do të rrisë inflacionin. Inflacioni do të zgjasë besoj 2 deri në 3 vjet. Shqiptarët duhet të përgatiten. Shqiptarët do blenë më pak gjëra me të njëjtat lekë që kishin dikur. Do të rritet kosto e kredisë dhe për investimet, do rritet kosto e borxhit të qeverisë, që është sot 80 përqind, shumë i lartë për vendin tonë dhe për të ardhmen”-tha Beqiraj.