Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i vendosur për rikthimin: Do bëj gjithçka që të jetë koha më e mirë e kaluar së bashku


Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Kukësit u shpreh i vendosur për rikthimin e tij në politikë në drejtim.

Berisha deklaroi se rikthimi do jetë koha më e mirë dhe se betjën e ka me përkushtim dhe besim.

“U siguroj se qëllimi i Foltores dhe ringritjes së PD është që ju të zgjidhni me votën e lirë atë që besoni dhe mendoni se ju udhëheq më mirë. Nga ana tjetër, ju garantoj se deri në minutën e fundit do bëj gjithçka, që rikthimi të jetë koha më e mirë e kaluar së bashku. Historia e ka faktuar këtë.

E kam betejë me të gjithë përkushtimin, besimin, forcën dhe atë çka unë besoj. Unë i qëndroj vendimeve të mia. Qëndrova 8 vite sepse u kisha thënë ju me dhjetëra herë se largimi im është pa kthim. Vendosa të kthehem në një moment që më dha një goditje që ishte pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, përveçse një hakmarrje primitive e Soros dhe Edi Ramës. Rama deklaroi se e çrrënjosa Berishën dhe mirë bëra”-deklaroi Berisha.