Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet me Covid-19 kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës që u thirr për rritjen e çmimit të miellit, shtyhet dëgjesa në Komisionin e Ekonomisë


Juliana Latifi

Dëgjesa në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë që pritej të mbahej ditën e mërkurë, është shtyrë për një ditë të pacaktuar. Kjo për shkak të dyshimeve se Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës Juliana Latifi, mund të jetë e infektuar me Covid-19.

Zonja Latifi ishte thirrur në mbledhjen e Komisionit me kërkesë të Partisë Demokratike për rritjen e çmimit të miellit.

NJOFTIMI

Përshëndetje,

Në lidhje me mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, e njoftuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme, datë 13.10.2021, në orën 09:00, ju bëj me dije se nga ana e përfaqësuesve të Autoritetit të Konkurrencës jemi njoftuar për pamundësinë e Kryetares znj. Juliana Latifi për të marr pjesë në këtë seancë dëgjimore për arsye shëndetësore dhe për këto arsye është kërkuar shtyrja në një datë tjetër e seancës dëgjimore.

Shtyrja e kësaj mbledhjeje është kërkuar e ndikuar nga gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës, Znj. Juliana Latifi e cila në bazë të një raporti nga mjeku i familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe për pasojë i është kërkuar të karantinohet.

Raporti i lëshuar nga mjeku i familjes ju është dërguar në e-mail tuaja zyrtare.