Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
GJKKO e ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për përfundim të plotë të hetimeve për këtë çështje.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën ndaj Dedjas për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë.
Ish-gjyqtari dyshohet se ka pasuri të paluajtshme që nuk i justifikon me burimet e deklaruara të të ardhurave.