Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare ende në fazë rimëkëmbjeje, BSH do të punojë me standardet e BE-së


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka folur sot në një konferencë sëbashku me shefen e misionit të FMN-së, Yan Sun, lidhur me situatën ekonomike në vendin tonë, ku u shpreh se ekonomia shqiptare është ende në një fazë rimëkëmbjeje.

Gjatë fjalës së tij ai bëri me dije se reformat strukturore kanë dhënë rezultate pozitive, duke shtuar BSH do të punojë me standardet e BE-së për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar.

“Gjatë 2 javëve të fundit, BSH dhe autoritetet shqiptare kanë qenë të angazhuara në diskutime intenssive me misionin e FMN. Këto diskutime kanë patur në fokusin e tyre si sfidat aktuale me të cilat përballet ekonomia shqiptare në rrugën e saj drejt rimëkëmbjes ashtu dhe regformat strukturore.

Me kënaqësi konstatoj se Banka e Shqipërisë dhe misioni i FMN-së ndajnë pikëpamje të ngjashme në lidhje me zhvillimet ekonomike. 

Të dhënat e disponuara, të përfituara gjatë 9 muajve të parë të vitit tregojnë se ekonomia është në rimëkëmbje dhe është e mbështetur nga një gamë e gjerë faktorësh. Masat e marra reduktuan barrën financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare duke i dhënë atyre frymëmarrje.

Po ashtu reforma strukturore e ndërmarrë gjatë viteve të fundit ka dhënë frytet e saj dhe arritëm konsolidimin e sektorit bankar. Stimuli monetar do të vijojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme për rikuperimin ekonomik. BSH do të mbetet e vëmendshme për të vlerësuar ndikimin e ekonomisë tonë. BSH do të punojë me standardet e BE-së për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar dhe përmirësimin e mëtejshëm për sistemin e pagesave.”- u shpreh Sejko.