Vendosni fjalën kyçe....

Ishin shtrirë në shina, treni përplas katër emigrantët në Francë, vetëm njëri shpëton


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Francë, ku tre emigrantë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi u goditën nga një tren në jug-perëndim të vendit.

Siç shkruan BBC duke iu referuar deklarimeve të policisë, emigrantët ishin shtrirë në binarë në momentin kur u goditën të martën në mëngjes, në një qytet bregdetar pranë Biarritz.

Kryebashkiaku i Ciboure tha se zona njihej si një rrugë tranziti për emigrantët. Kryebashkiaku Eneko Aldana-Douat tha për mediet se emigrantët “ishin duke fjetur ose ishin shtrirë” në shina.

Policia po përpiqet të identifikojë emigrantët, ndërkohë sipas medieve besohet se të gjithë ata ishin shtetas algjerianë.

Ai që mbijetoi nga aksidenti, ka thyer këmbën dhe ndodhet në spital. Si pasojë e këtij incidenti, shërbimet e trenit u ndërprenë përkohësisht, por gradualisht rifilluan pas disa orësh.