Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun ka deklaruar se rritja e çmimeve ku preket edhe energjia elektrike, paraqet rrezikshmëri.
Ajo e bëri këtë deklaratë në një konferencë online me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Yan Sun tha se duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike dhe këto shpenzime të orientohen tek qytetarët. Zyrtarja e FMN-së tha se Shqipëria gjendet përballë disa sfidave për ekonominë e saj.
“Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa. Një plan i përshtatjes fiskal duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme.
Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor.”- tha Yan Sun.
Ndërkohë, shefja e FMN-së shpreh kundër uljes se TVSH-se për ushqimet duke thënë se kjo ulje nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve.
“Ne vazhdojmë si FMN të këshillojmë, kundër ndryshimeve të përkohshme të sistemit tatimor pasi kanë gërryer bazën tatimore. Ulja e TVSH-je s’do të përkthehet në ulje të çmimeve.”– tha ajo për uljen e TVSH-së, e cila ishte një nga propozimet e PD-së.