Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat me armë në Komunën e Parisit, plagoset një 22-vjeçar


Policia ka dhënë detajet e para mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në “Komunën e Parisit” në Tiranë ku u regjistruan të shtëna me armë dhe u plagos një person.

Blutë e kryeqytetit thotë se 22-vjeçari R.Balla u plagos me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar.

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”-njofton policia.